Në kuadër të projektit me temën: Të drejtat e grave në marrëdhënien e punës u organizua në bashkëpunim të zyrtares për Barazi Gjinore, në Komunën e Malishevës, Vera Bytyçi dhe Organizatës jo qeveritare ” Rrjeti Qeliza”, nga Gjakova, ky projekt u financua nga Ecumenial Women’s Intiative, (EWI/EIZ), u mbajt debat.
Kryesisht,debati u zhvillua në tri fusha për të drejtat e grave në marrëdhënien e punës, në atë institucionalo – publik, sektorin privat dhe në atë social, ku synim kishte ngritjen e vetëdijësimit dhe informimit për të drejtat e tyre para, gjatë dhe përfundimit të marrëdhënie së punës si dhe në fund, Kaltrina Halilaj, shpalosi gjetjet nga hulumtimi i kryer me këtë tematikë.
Edona Sina, trajtoi problemet dhe sfidat procedurale që nga rekrutim deri të kontrata e punës dhe e drejta për ankimim për të dy sektorët, kurse Vjollca Kuqi, në rrafshin social, ku poetencoi cenimin e integritetit në vendin e punës dhe gjatë pranimit në punë dhe në fund u formuluan rekomandimet për këtë të drejt të personavepër marrëdhënie pune.
Në debat ishin të ftuar nga të dy gjinitë dhe kjo tregoi një qasje barazi dhe të drejte në marrëdhënien e punës si dhe sfidat me të cilat përballën të dy kategorit shoqërore./TV Malisheva