Këngëtarja, Rina Balaj, është mjaft aktive në rrjetet sociale ku ndan me momente nga përditshmëria e saj, gjatë ditës së djeshme ajo ka hapur arkivat dhe ka publikuar disa fotografi të familjes së saj.
Ajo ka publikuar disa foto ku këngëtarja shihet me njerëzit e saj më të afërt në hapat e parë të jetës.
Rina ka shfaqur në foto gjyshin e saj, krahas së cilës ka shkruar:
“Unë dhe gjyshi im. Më mungon shumë baci”.
Ajo gjithashtu ka publikuar imazhin e nënës së saj para 31 vitesh dhe siç duket Rina e paska marrë gjithë bukurinë nga e ëma.
Artistja së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re të quajtur “Rosita”. /TV Malisheva