Princi Harry dhe Meghan Markle kanë pranuar se dasma e fshehtë që u përshkrua nga dukesha e Sussex-it në intervistën për Oprah Winfrey nuk ndodhi. Një zëdhënës i mbretërve tha se “çifti shkëmbeu zotime personale disa ditë para dasmës së tyre ligjore më 19 maj”.
Ky reagim vjen pasi gazeta britanike “The Sun” publikoi certifikatën martesore të mbretërve, në të cilën theksohej se data zyrtare e celebrimit përkonte me ditën që u mbajt ceremonia madhështore që u pa nga e gjithë bota. Zyrtari që përpiloi licensën tha se Meghan është “e konfuzuar” për martesën.
“Më vjen keq, por Meghan është qartë e konfuzuar dhe keqinformuar. Licenca speciale që hartova iu mundësoi atyre që të martoheshin në Shën George’s Chapel në Windsor dhe ajo që ndodhi me 19 Maj dhe që u pa nga miliona njerëz në të gjithë botën, ishte dasma zyrtare e njohur nga ligji dhe Kisha e Anglisë.”, u shpreh zyrtari. /TV Malisheva