Dita e sotme (e premte) i ka gjetur art-artdashësit me një lajm të hidhur.

Rasim Thaçi-Cima ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçari, pasi nuk mund t’i bënte ballë luftës me COVID-19.

Derisa qëndroi për disa kohë në Klinikën infektive, familjarët e tij bënë të ditur se aktori ka ndërruar jetë.

 

Ndërkohë, në një postim në rrjetin social Facebook, familjari i tij, Bardhyl Meta, ka bërë të ditur varrimin e të ndjerit.

“Të dashur familjarë, miq, shok e dashamirës të Rasim Thaçit-Cima. Ju njoftojmë se sot, më 26 mars, ndërroi jetë familjari ynë. Varrimi bëhet nesër (e shtunë) në fshatin e lindjes- në Vukovc”, ka shkruar Meta.

Kujtojmë se Cima ka qenë njëri nga aktorët komik më të pëlqyer në estradën shqiptare.

Krijimtaria e të ndjerit do të mbahet gjithmonë mend nga audienca, që gjithmonë treguan dashuri ndaj skeçeve të tij. /TV Malisheva

Share.