Rasim Thaçi-Cima ka ndërruar jetë sot (e premte) për shkak të ndërlikimeve që pati më COVID-19.
Lajmin e kanë bërë të ditur të afërm të tij, duke treguar se aktori nuk mundi t’i mbijetonte virusit.
Për një humbje të tillë sigurisht që menjëherë kanë reaguar figura të njohura publike, duke i shprehur ngushëllime familjarëve të ndjerit.
Njëra prej tyre është Ish-ambasadorja e Kosovës në Washington,Vlora Citaku, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook përkujtoi aktorin.
“Sot na paska lënë humoristi ynë i madh Rasim Thaçi i cili me personazhin e tij fiktiv Cima”, ishte edhe postimi i Kryetar i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Ndërkohë, edhe deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, në një postim ka ngushëlluar familjarët e aktorit.
Po ashtu, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në një shkrim ka në Facebook ka shprehur dhimbje për humbjen e artistit shqiptar.
Theksojmë se Rasim Thaçi-Cima ka qëndruar për 37 vite në skenë, duke bërë çdo shikues të ketë buzëqeshje në fytyrë përmes humorit dhe mimikave interesante. /TV Malisheva