Milan nesër do të luaj në udhëtim ndaj Cagliarit dhe trajneri i skuadrës rosonere Stefano Pioli sot ka mbajtur konferencën për media.
Pioli në këtë konferencë foli edhe për transferin më të ri Zlatan Ibrahimovic si dhe rreth ndryshimeve të cilat priten të ndodhin në 11-shen startuese të rosonerëve.
Ai zhgënjeu fansat, duke pohuar se Ibra nuk mund të luaj për 90 minuta.
“Nuk mendoj se Ibra i ka 90 minuta në këmbë. DO të shoh se çfarë vendimi do të marr, nëse do ta vendos titullar apo jo. Ka qenë mirë gjatë javës, por ai nuk luan prej kohësh 90 minuta”, deklaroi Pioli./TVMalisheva