Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 3 persona janë shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar 4 raste të reja. Të dhënat janë të konfirmuara nga komunikimi i rregullt i shtabit emergjent komunal në Malishevë, me IKSHPJK, me IRSHP në Prizren, me QKMF në Malishevë dhe në komunikim me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me cvodi-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 901 raste, prej tyre 801 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 53 persona./TV Malisheva