Vdekja e humoristit Cima preku edhe artistët tanë të cilët kishin raporte të mira me të.

Edhe Edona Llalloshi sot ka hap arkivat, kështu ajo solli disa imazhe të vjetra bashkë me mjeshtrin e humorit, të cilave edhe ua bashkangjiti një shkrim prekës.

“Ti që na dhurove shumë dashuri dhe lot gëzimi në shtëpit tona. Ti që aq shumë na deshte dhe na lumturove edhe në momentet më të vështira për ne dhe gjeneratën tonë! Ti qe më perkrahe aq shumë së bashku me Adelinën tënde, sot bashkëndjej dhimbje me te. Ti qe shkove por prap do të jesh në shtëpit dhe zemrat tona përherë 😢
Lamtumirë axha Cim 🤍, ka shkruar këngëtarja.

Ndryshe, Cima u mposht nga virusi famëkeq Covid 18, i detyruar të qëndrojë në spital me ditë të tëra./TV Malisheva

Share.