Mund të themi pa frikë se garderoba jonë është në tranzicion për momentin. Kombinimet e përditshme janë diçka mes fundit të dimrit dhe fillimit të pranverës.
Blerjet e reja hera herës na bëjnë konfuzë, prandaj kemi nevojë për disa modele të qarta. Çfarë mund të veshim gjatë këtyre ditëve për t’u dukur stil dhe komodë në të njëjtën kohë?
Gigi Hadid, Rihanna, Kate Holmes, etj, mund t’ju frymëzojnë!
1. Hailey Bieber
Kthehemi në trendin e thjeshtë të viteve ’90-të. Xhinse blu, kanotjere e bardhë, këpucë dhe një xhaketë e gjatë lëkure.
2. Katie Holmes
Stili i përditshëm e Katie-s është i adhurueshëm. Ka diçka kaq elegante brenda veshjeve casual të aktores. Ndoshta duhet të blini një pardesy!
3. Rihanna
Rihanna për guximtaret! Set tutash (ose jo) në ngjyra të hapura dhe po, mund t’i vishni me taka!
4. Gigi Hadid
Gigi e di që gjithë vëmendja e veshjeve të pranverës është tek elementi më i dukshëm. Pardesyja!
5. Kendall Jenner
Sa herë Kendall del rrugëve, njerëzit mbajnë shënime. Gjithçka që ju duhet për këtë veshje është një jelek, një këmishë e bardhë dhe pantallona serioze.