Prezantohuni me Kristen Stewart në versionin e princeshë Diana-s! Siç mund ta keni dëgjuar edhe më herët, aktorja do të luajë rolin e princeshës në filmin e ri “Spencer”, por pas çdo fotoje të publikuar, ngjashmëria mes të dyjave është gati gati e frikshme.

Në foton e fundit, që pasqyron portretin e Lady Diana-s në një moment shumë kyç të jetës së saj, Kristen nuk duket si Kristen.

Ngjashmëria e aktores me princeshë Diana-n tek kjo foto

Duke filluar që nga flokët e deri tek postura e aktores që ia ka dalë të përcjellë emocionet e princeshës përmes gjuhes së saj të trupit, askush s’do ta kuptonte që bëhej fjalë për Kristen Steëart nëse s’do ta dinim.

Përsa i përket rolit, Stewart gjatë një interviste për InStyle u shpreh:

“Prej kohësh s’e kam ndjerë këtë lloj emocioni teksa luaj një rol. Përveç vështirësive me theksin ka dhe një tjetër problem. Eshtë një nga historitë më të trishta që mund të ekzistojë dhe unë nuk dua thjesht të luaj rolin e Diana-s, dua të hyjë në lëkurën e saj.”

Ngjashmëria e aktores me princeshë Diana-n tek kjo foto

Filmi “Spencer” ka në fokus një fundjavë shumë të rëndësishme të princeshës, Krishtlindjet e kaluara bashkë me familjen mbretërore në të cilat vendosi përfundimisht të linte princin Charles. Pas xhirimeve në Gjermani, produksioni është zhvendosur në Angli për skenat finale të filmit. Me shumë gjasa, projekti i ri do të publikohet në vjeshtë të 2021-it. /TV Malisheva

Share.