Koleksioni i letrave dhe kartolinave të shkruara nga dora e princeshës së ndjerë britanike, Diana, është shitur në një ankand në Londër.
Këto letra, të cilat u shitën me një çmim prej 113.000 dollarësh princesha, nëna e princërve William dhe Harry, ia kishte dërguar mikut të familjes, Roger Bramble. Për gati tri dekada, këto letra janë mbajtur të fshehura në një dollap në shtëpinë e familjes Bramble, ndërkaq është bërë e ditur se ato ishin shkruar ndërmjet viteve 1990 dhe 1997.
“Kemi qenë të shqetësuar për portretizimet bashkëkohore të Dianas që mund të bëhen në mendjet e publikut. Besojmë se këto letra zbulojnë se ajo ka qenë një qenie njerëzore e dashur, e kultivuar dhe e mrekullueshme dhe se publikimi më i gjerë mund vetëm t’i japë një meritë më të madhe autores së tyre”, ka bërë të ditur në një deklaratë për media familja Bramble.
Mediat e huaja kanë raportuar se në një letër drejtuar Brambles, nga 19 tetori i 1995-s, Diana i referohet me shaka mbretëreshës si “shefja” dhe kjo mund të jetë arsyeja pse pikërisht kjo është shitur për rreth 12.000 dollarë.