Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, dy persona janë shëruar nga covid-19 dhe është regjistruar një rast i ri. Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt me Shtabin Emergjent Komunal në Malishevë, si dhe në komunikim me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 902 persona të prekur, prej tyre 803 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 52 persona./TV Malisheva