Konkurrentët e emisionit të dashurisë “Për’puthen” shpeshherë janë kapur “mat” nga publiku, të cilët kanë vënë në dukje detaje të vogla që në fakt duan të thonë shumë.
Pjesë e këtyre rasteve dyshuese mbi të cilat ndjekësit kanë ngritur aludimet se ata mund të jenë në një lidhje dashurie kanë qenë Andi me Melisën, Ana Lleshi me Atdheun dhe pak kohë më parë u aludua për një lidhje mes së njëjtës Anë me Arsimim.
Por cilat ishin detajet që ngritën dyshimet mbi këto lidhje?
Shkaktari kryesor është një divan i njëjtë, pamja e të cilit ka bërë xhiron e rrjetit gjithë këtë kohë pasi aty këto konkurrentë kanë publikuar video apo foto të tyre.
Ajo që të bën dhe më shumë përshtypje është dritarja pas këtij divani që është e njëjta në të gjitha pamjet që këto konkurrentë ndajnë më ndjekësit e tyre./TV Malisheva