Një nga ish-punonjësit e Apple pretendon se ekziston një program “sekret” brenda të cilit shitësit mund të “shpërblejnë dhe befasojnë” klientët e mirë.
Kompania e njoftoi këtë në llogarinë e saj në TikTok dhe këto “shpërblime” nënkuptojnë mundësinë që shitësi të mos paguaj për një shërbim, i cili përndryshe duhet të paguhet.
Secili punonjës ka një numër të “shpërblimeve” të tilla që ai mund t’i japë sipas gjykimit të tij, dhe që përfshin riparimin e produktit edhe nëse garancia ka skaduar, ose defekti nuk i nënshtrohet riparimit.
Shumë njerëz dolën përpara për të thënë se ata vërtet morën riparime falas të pajisjeve, ndërsa kishte disa që nuk mendojnë se ekzistojnë ndonjë program sekret, por që të gjitha këto përfitime u morën në të vërtetë sepse përndryshe janë falas. /TV Malisheva