Apple sapo ka lansuar versionin e iOS 14.4.2 që është një përditësim i rëndësishëm i sigurisë që të gjithë përdoruesit e iPhone duhet ta instalojnë tani.
Sipas Forbes, përditësimi i sigurisë në iOS 14.4.2 rregullon një dobësi në motorin e shfletuesit WebKit të Apple, për të cilin prodhuesi i iPhone tha se tashmë është shfrytëzuar në mënyrë aktive.
Kjo do të thotë se jo vetëm që çështja e sigurisë ekziston në të gjitha versionet operuese të iOS te iPhonat para iOS 14.4.2, por sulmuesit mund të kenë tashmë detajet dhe t’i përdorin ato për të sulmuar pajisjet e Apple të njerëzve.
Lidhur më rrezikun e sigurisë, ka shkruar edhe njohësi i teknologjisë, Hekuran doli, duke thënë se ky përditësim parandalon hakerët që t’iu qasen të dhënave në telefon.
“Ky update përfshinë azhurnim të sigurisë, i cili i parandalon hakerët të iu qasen të dhënave tuaja. Për ndryshe hakerët janë duke e shfrytëzuar këtë vrimë më të madhe ditëve të fundit. Mjafton të hapni një faqe të infektuar që hakerët të marrin nën kontroll telefonin dhe gjitha të dhënat që gjenden në të”, ka shkruar Doli në Facebook.
Apple e ka konsideruar dobësinë aq serioze sa që ka lëshuar edhe iOS 12.5.2 kështu që njerëzit që posedojnë pajisje të tilla si iPhone 6, iPhone 5S dhe iPad të vjetër mund të azhurnojnë sistemet e tyre operative iOS 12. /TV Malisheva