Manovrat delikate të parakalimit, shpejtësia e tepruar dhe shumë gjëra të tjera me veturë – burrat apo gratë janë më të rrezikshëm në makinat e tyre? Debati është i që moti – tani ka rezultate të reja studimi.
Sipas studiuesve britanikë, shoferët meshkuj paraqesin një rrezik dukshëm më të madh për të tjerët sesa gratë gjatë ngasjes.
Shkencëtarët kishin analizuar të dhënat britanike mbi aksidentet fatale nga 2005 në 2015.
Diferenca gjinore ishte veçanërisht e madhe në mesin e shoferëve.
Shoferët meshkuj u përfshinë në dhjetë herë më shumë vdekje nga aksidentet sesa shoferët femra.
Studiuesit shikuan numrin e vdekjeve për kilometra, të ndara sipas gjinisë dhe llojit të automjetit.
Një ekspert gjerman beson se rezultatet janë në thelb të sakta, por gjithashtu ka vende për kritika.
Siegfried Brockmann nga Shoqata e Përgjithshme e Industrisë Gjermane të Sigurimeve në Berlin beson se rezultatet e studimit janë në thelb të sakta.
Sidoqoftë, sipas Brockmann, studimi ka disa dobësi: Hetimi lidhet vetëm me ata që janë përfshirë në aksident, jo me ata që e kanë shkaktuar atë. Gjithashtu, ishin përfshirë vetëm vdekjet në rrugë, jo të plagosurit. Dhe së fundmi, ata që u përfshinë në aksident nuk u diferencuan sipas moshës.
“Një shofer 20-vjeçar fillestar është ndoshta një rrezik më i madh për përdoruesit e tjerë të rrugës sesa një burrë 55-vjeçar”, thotë Brockmann. /TV Malisheva