Grupi i adhuruesve të botës së egër, që mblidhen në faqen “Germia Park Wildlife”, ka bërë të ditur se në parkun e Gërmisë është parë një mace e egër, që është specie në zhdukje.

Ky grup ka publikuar një video në të cilën shihet kjo mace e egër teksa pi ujë.

“Kapet në kamerë Macja e egër – European wildcat (Felis silvestris). Në fillim të këtij muaji, arritëm ta kapim në një video ku shihet vetëm në tre sekondat e para dhe nuk dukej mjaftueshëm. Puna jonë e vazhdueshme në terren rezultoi më këtë sukses. Vlen të ceket që Macja e egër është e mbrojtur me ligj dhe është specie e rrezikuar në zhdukje dhe në listë të kuqe nga – IUCN Red List”, thuhet në përshkrim të videos.

Share.