Sot (e mërkurë) feston ditëlindjen partnerja e futbollistit, Granit Xhaka, Leonita Lekaj – Xhaka.

Siç rëndom ndodh, edhe këtë herë nuk ka munguar një dedikim special nga bashkëshorti i saj prej disa vitesh.

Futbollisti shqiptar ka publikuar disa imazhe në rrjete sociale, përmes të cilave ka përmbledhur disa nga momentet e lumtura të tyre.

Në imazhin e parë, Leonita shfaqet në një nga ndeshjet e Xhakës duke treguar se ka qenë një përkrahje e madhe për të edhe në karrierë.

Një imazh tjetër paraqet ditën e dasmës së tyre duke pasuar një të radhës në momentin kur erdhi në jetë vajza e tyre.

“Zemra ime. Të uroj nga zemra gëzuar ditëlindjen. U bëfsh 100 vjeçe. Paç gjithmonë shëndet, fat, mbarësi e lumturi”, kanë qenë fjalët e yllit.

Graniti dhe Leonita janë prej vitesh së bashku, gjersa tani janë në pritje të fëmijës së dytë. /TV Malisheva

Share.