Sonte rreth orës 18:00 arsimtari i shkollës së mesme të ulët “Dëshmorët e Fshatit” në Bubavec të Malishevës, ka pasur një problem me një nxënës të cilin e ka goditur me shuplakë.

Rasti është konfirmuar
Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Arsimtari është intervistuar ku edhe ka deklaruar se nxënësi kishte qenë problematik.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes.

“Datë 31.03.2021 rreth orës 18:00, ne stacionin policore Malisheve është raportuar një rast qe kishte ndodhur ne shkollën e mesme te ulet,, Dëshmoret e Fshatit’’ ne Bubavec. Patrulla e policisë ka shkuar ne atë lokacion, dhe lidhur me rastin ka kontaktuar arsimtarin ( te dyshuarin) i njëjti është shoqëruar ne SP,. Malishevë dhe gjatë intervistim ka deklaruar se ka pasur një problem me një nxënës ( te mitur ) te kësaj shkolle te cilin e kishte goditur me shuplak pasi qe nxënësi ishte problematik edhe herave tjera. Nxënësi posedon raport mjekësor dhe sipas mjekut nuk ka lëndime trupor. Viktima është intervistuar ne prezencën te prindit dhe zyrtarit te QPS-Malishevë. Ne konsultim me Prokurori kujdestar rasti iniciohet si me lartë dhe i dyshuari ndalohet për 48 ore ne qendrën e mbajtjes”./TV Malisheva

Share.