Skuadra e Ferizajt ka filluar sot fazën përgatitore për edicionin pranveror.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga faqja zyrtare e klubit ferizajas në rrjetet sociale.

“Sot skuadra jonë ka filluar stërvitjet para fillimit të kampionatit me trajnerin Bekë. Stërvitjet sot ishin më të veqanta pasi kishte edhe rreshje të borës, që i dhanë një pamje shumë të bukur stadionit të qytetit.

Në stërvitje kanë marrë pjesë të gjithë lojtarët, dhe u pa një atmosferë shumë e mirë brenda klubit. Ndërsa shumë shpejtë pritët të vijnë edhe disa transferime tē reja ne klubin tonë. Për çdo ndryshim mbrenda klubit do të informoheni me kohë në faqen zyrtare të klubit tone”, njofton KF Ferizaj në llogarinë e tyre në Facebook.

Ferizaj, do të ketë punë jashtëzakonisht të vështirë në pranverë pasi gjendet në zonën e rënies në Ligën e Parë.

Kujtojmë, kjo skuadër edhe në këtë stinor do të drejtohet nga Bekim Isufi.

Share.