Një numër i kufizuar i shikuesve me një test negativ në COVID-19, do të lejohen të marrin pjesë në garën e këngës Evrovizion në Roterdam në maj, duke respektuar masat epidemiologjike, shkruan gazeta holandeze “De Telegraph”.
Ngjarja do të jetë pjesë e një serie ngjarjesh në Holandë të quajtur “fieldlab”, të cilat lejojnë grupe të vogla njerëzish të hyjnë në teatro, qendra konferencash dhe ndeshje futbolli nën mbikëqyrje të rreptë, sipas Reuters.
Organizatorët konfirmuan më herët se shfaqjet individuale do të mbahen në Roterdam më 18, 20 dhe 22 maj, duke ruajtur distancën fizike, por pa specifikuar nëse prania e shikuesve do të lejohet, dhe gazeta holandeze, duke cituar burime qeveritare, shkruan se maksimumi prej 3.500 njerëzve që jetojnë në Holandë do të jenë në gjendje të marrin pjesë në provat, gjysmëfinalet dhe finalet.
39 vende do të marrin pjesë në Konkursin e Këngës Eurovision, dhe sipas “De Telegraph”, audiencës do t’i duhet të ketë një test negativ në Kovid-19 në mënyrë që të marrë pjesë në ngjarje.
Reuters raporton se javën e kaluar, Kryeministri Hollandez Mark Rutte njoftoi se ora e ndalimit dhe masat e tjera për të zvogëluar koronavirusin do të zgjaten me tre javë, deri në fund të Prillit, për shkak të rritjes së rasteve të reja të infeksionit./TV Malisheva