Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, priti në takim pune, kryeshefin e Kompanisë Regjionale për Mbeturina ”EKO Regjioni”, në Prizren, Nehat Basha.

Qëllimi i kontratës publike është grumbullimi, tansportimi dhe mirëmbajtja e mbeturinave si dhe pastërtia në hapësirat publike të Komunës së Malishevës.

Të dyja palët, biseduan për kushtet e kontratës, punët që duhet të realizohen sipas dokumentit në fjalë dhe në fund nënshkruan kontratë-marrëveshjen. /TV Malisheva

Share.