Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi tash e sa kohë promovon një jetë të shëndetshme prej vegane.
Ajo udhëheq edhe një biznes, i cili vë në shitje të gjitha produktet për njerëzit veganë, ndërsa edhe në rrjetet sociale bën vazhdimisht thirrje që të bojkotojnë konsumimin e produkteve që nuk janë të shëndetshme.
Duke shfrytëzuar datën e prillit, që në bot njihet si dita e gënjeshtrave, Krasniqi vendosi që të ironizojë në rrjetet sociale, me faktin se konsumi i mishit sjell proteinë për ata që ushqehen me të.
Ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, e cila shpërndahet nga faqet e promovuesve të jetës vegane në rrjetet sociale, ku tregon efektet e dëmshme që sjell konsumi i mishit.
“Mishi ju jep proteina, budalliqe të 1 prillit! Ju jep kancer, presion të lartë të gjakut, diabet tip 2, sëmundje të zemrës, sëmundje të veshkave, mbipeshë”, shkruhet në fotografinë që Krasniqi ka ndarë me ndjekjësit.
Tutje, Teuta ka publikuar edhe disa fotografi të tjera tërheqëse, ku shfaqej me një makijazh të veçantë nën hijet e ngjyrës së gjelbër, e cila simbolizon produktet bimore dhe jetën e shëndetshme që bëjnë veganët. /TV Malisheva