Reperi Fero dhe bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.
Lajmin e bukur e kanë konfirmuar vetë ata, përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale.
Madje modelja seksi nuk ka ngurruar që me fansat e saj të ndajë fotografi me barkun e rrumbullakosur.
Por së fundmi, Arbenita ka bërë një postim paksa ndryshe në rrjetet sociale. Ajo ka kërkuar ndihmën e fansave të saj. Modelja ka postuar një foto të Feros në “Instastory”, ku tregon se i pëlqen modeli i flokëve që ka aty.