Virusi misterioz është shkaku i pneumonisë së rëndë te njerëzit në qytetin Wuhan në Kinë. Mbi 50 njerëz janë të infektuar dhe shtatë aktualisht janë në gjendje kritike.
Për shkak të shfaqjes së një virusi të ri të panjohur për shkencëtarët deri më tani, profesionistët e kujdesit shëndetësor në të gjithë botën janë në gatishmëri, transmeton KosovaPress.
A është ky vetëm një virus i ri që është shfaqur sot, dhe a do të zhduket apo është shenja e parë e diçka shumë më të rrezikshme?
Çfarë virusi është?
Mjekët dërguan mostra të virusit, të cilin e kishin marrë nga pacientët, për analizë. Zyrtarët në Kinë dhe shkencëtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit kanë konkluduar se ishte një infeksion koronavirus.
Koronaviruset janë viruse me spektër të gjerë, dhe vetëm gjashtë dihet se prekin njerëzit. Virusi i ri do të ishte i shtati.
Sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes (SARS), e shkaktuar nga një koronavirus, vrau 774 nga 8,098 personat e infektuar në epideminë e vitit 2002 në Kinë.
“Ne e mbajmë mend SARS mirë dhe me frikë, por tani jemi shumë më të përgatitur për t’u marrë me këto lloj sëmundjesh,” thotë Dr. Joyce Golding i Wellcome Trust, një OJQ me qendër në Londër që merret me shëndetin e njerëzve dhe kafshëve.