Vjosa Osmani – Sadriu ditën e sotme (e martë) zyrtarisht ka marrë detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës.
Ajo u zgjodh nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, presidente e vendit të dielën, me 71 vota.
Femra më e votuar në zgjedhjet e fundit, tashmë presidente, disa herë e ka dëshmuar karakterin e fortë.
Krahas karrierës së bujshme politike, Vjosa shpesh në media përflitet edhe për jetën personale e paraqitjet atraktive.
E njëjta është martuar në vitin 2012 me Prindon Sadriun, i cili punon si konsull në Shkup.
Çifti kanë së bashku edhe dy vajza binjake. /TV Malisheva