Ajo është njëra prej modeleve më të pëlqyera në trojet shqiptare që merr thuajse gjithnjë vëmendje.
Fjala është për Angela Martinin, bukuroshen nga Shkodra e cila tashmë jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E njëjta së fundmi vjen me një video provokuese, në të cilat ka vënë në pah linjat trupore.
Supermodelja shfaqet e veshur në një palë bikini rozë dhe duket të jetë shtrirë teksa në sfond dëgjohet kënga e re e Dua Lipës “Fever”.
“Unë jam vetëm duke qëndruar këtu”, ka qenë përshkrimi i videos.
Angela prej vitesh është martuar me milionerin rumun, Dragos Savulescu, me të cilin po ashtu ka një raport të mrekullueshëm. /TV Malisheva