Dëshmitari i varrimit të Jasharajve, Bahri Maliqi, ka thënë se gazetarët gjermanë derisa raportonin, thonin se janë në fshatin e terroristit Adem Jashari, por që e tërhoqën fjalën kur pane fëmijë, gra, e pleq të vrarë, shkruan TV Malisheva.

“Ata një të dytën e fjalës thonin jemi ardhur në katundin e terrroristit Adem Jashari edhe unë thash na nuk jemi terrorista, jemi popull që jemi në vendin tonë dhe duam lirinë tonë. Gjatë kohës kur flisja me ta, ata e panë që nuk kishte të bënte me terrorizëm, se panë fëmijë, gra e pleq të vrarë”, tha ai.

Ai tregon edhe momentin kur ky medium e tërheku këtë fjalë.

“Kur kanë shku në Gjermani e kanë mbajt një emision ZDF, katër orë, edhe mandej e kanë heq gjermanët fjalën terrorist”, shtoi ai. /TV Malisheva

Share.