Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Malishevë, Liridon Hoti, ka thënë se vendimi për masat e reja të paraqitura nga Qeveria, po përfillen në përpikshmëri në Malishevë, shkruan TV Malisheva.

Ai po ashtu ka thënë se ka qenë gjithmonë për shtrëngim të masave dhe se për këto masa po bashkëpunohet edhe me Inspektoriatin dhe Policinë e Kosovë e Kosovës.

“Na jemi kanë për shtrëngimin e masave, që janë zbatuar, siç janë mbajtja e distancës, mbajtja e maskës, dezinfektimi i duarve, i objekteve dhe të gjithë t’i përcjellin rregullat që janë në fuqi. Pas kësaj kërkesë që ka bërë edhe Komuna e Malishevës, ka qenë vendimi i Qeverisë të cilin Komuna e Malishevës edhe në bashkëpunim me Inspektoriatin dhe Policinë e Kosovës, jemi duke e përfillur në përpikshmëri”, tha Hoti. /TV Malisheva

Share.