Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Malishevë, Liridon Hoti, ka thënë se qytetarët kanë pasur të drejtë që janë kundër vendimit që dasmat të mbahen me dhjetë persona, shkruan TV Malisheva.
“Ne i dimë traditat shqiptare, dhe e dimë si bëhen dasmat tona dhe qytetarët kanë pasur të drejtë për shkak që një dasmë prej 10 personave mund të jetë vetëm nga një familje, me 10 persona nuk mund të mbahet”, tha Hoti. /TV Malisheva