Dhuratat për fëmijë janë të shumëllojshme, por kurrë nuk na e kishte marrë mendja se këngëtari, Luke Bryant, mund t’i dhuronte një pistoletë me gogla vajzës së Katy Perry-t. Në një intervistë për Jimmy Kimmel Live, Bryant zbuloi se surprizoi miqtë e tij me një dhuratë shumë të çuditshme për Daisy Dove. Mirëpo kjo gjë i habiti të gjithë dhe kur u pyet nga Jimmy Kimmel nëse është e vërtetë, këngëtari e aprovoi sërish me bindje të plotë se i kishte bërë atë dhuratë.

Ishte dhurata e duhur”, u shpreh më pas këngëtari me shaka.

Katy dhe Orlando sollën në jetë vajzën e tyre në muajin gusht të vitit të shkuar./TV Malisheva

Share.