Para 54 vjetësh, konkretisht më 13 janar të vitit 1966, presidenti i SHBA-së Lyndon Johnson, emëroi afro-amerikanin e parë në kabinet.

Me rastin e emërimit të Robert C. Weaver-it në kabinet, presidenti Johnson e përshkroi ekonomistin e universitetit Harvard si njeriun më të përshtatshëm për të drejtuar Departamentin e Strehimit dhe Zhvillimit Urban.

Senati i Shteteve të Bashkuara, miratoi njëzëri emërimin në këtë post të Robert Weaver-it, i cili ishte nipi i një ish-skllavi dhe i biri i një punonjësi poste.

Profesor Weaver mori doktoratën në ekonomi nga universiteti Harvard dhe dha mësime atje deri në vitin 1934, kur hyri në shërbimin qeveritar gjatë administratës së presidentit Franklin Roosevelt.

Share.