Ndryshimet e vrullshme në shoqeri, zhvillimi i hovshëm i teknologjisë nga fillimi i shekullit XXI, kanë bërë qe çdo cep i territorit të mbulohet me mediueme elektronike që dalëngadalë po i zevendësojnë ato të shtypura . Jemi të vetëdijshëm që Kosova nuk ka pasur asnjëherë më shumë mediume televizive. Por, a po mbulohen të gjitha veprimtaritë shoqërore , ekonomike, politike, kulturore , e arsimore në të gjitha rajonet , në këtë rast territorin e Llapushës? A po e kanë mundesinë qytetarët e Llapushës t’i paraqesin sukseset, veprimtaritë dhe talentet e tyre? A po munden të shpalosin veprimtarinë atdhetare të dëshmorëve, heronjëve, dhe veprimtarinë e trevës tonë? A po kanë mundesinë qytetarët e Llapushës të shprehin brengat, shqetësimet , vështërsitë me të cilat po perballen në jetën e perditshme? A po shihen puna, angazhimi dhe peripetitë e fëmijëve nëpër shkolla, klubet sportive dhe aktivitete kulturore ? A po percillet veprimtaria zejtare e ekonomike e biznesit në trevën tonë? Të gjitha këtyre pyetjeve do të u jep përgjigje MalishevaTv, ku me një perkushtim , paanëshmëri, seriozitet, profesionalizëm dhe teknologji moderne do t’I ndihmojë komunitetit tonë. Së bashku mund të ndërtojmë një medium televiziv, ku të gjithë do të kenë hapësirë . Malisheva çdo herë ka qenë perkrah komunave tjera , pse tani të mos të jetë konkurrente e tregut medial, sepse ka çka të paraqesë para publikut. Me besim të plotë , sinqeritet , mbulueshmëri dhe paanësi do të krijojmë ngohëtësi në ambientet familjare.

Share.