Mesfushori ofanziv i Kosovës, Benjamin Kololli ka shkëlqyer sot në miqësoren te Zurich.
Kololli, në takimin e sotëm ndaj Hallescher, shënoi tre gola, shkruan Gazeta Olle.
Golat, reprezentuesi i Kosovës i shënoi në minutat 6′, 19′ dhe 74′, në fitoren 4:3 të Zurich.
Përveç Kolollit, sot për FC Zurich u paraqitën edhe Mirlind Kryeziu dhe Toni Domgjoni.
Ndërsa, Hekuran Kryeziu, panvarsisht se është rikthyer nga lëndimi ende nuk ishte i gatshëm për ndeshje.