Në jetë të gjithë marrin shumë vendime që në momentet e para me edukimin e deri tek ato më të të rëndësishmet tek martesa. Por sa të përgatitur janë të rinjtë sot për të hedhur këtë hap, sa informacione kanë dhe si ka qenë dikur? Në emisionin “Rudina” në Tv Klan është folur pikërisht për gjërat që do të kishim dashur të na i tregonin para se të martoheshim.
Në studio ishte ftuar këngëtarja Maya Aliçkaj, Marcela Lati, sipërmarrësja e njohur, gazetarja Elona Duro dhe moderatorja Eneida Xhelili.
Gazetarja Elona Duro ka treguar se çdo gjë në jetën e saj ka erdhur shumë sponante, edhe lidhja me bashkëshortin, bashkëjetesa dhe martesa. Madje propozimin për martesë ia ka bërë vetë ajo, kur ishin të ulur në një shezlon në jug të Shqipërisë.
“Në jetën time kam ecur pa plane, pra të vijë si të vijë dhe ashtu erdhi. Unë ditën që kam njohur Lorencin, atë ditë kam filluar bashkëjetesën dhe shumë pak kohë erdhi dhe martesa. Në një shezlon, në jug të Shqipërisë, i thashë a do bëjmë një dasmë këtë verë? Isha unë ajo që e bëra këtë pyetje, ndërkohë që isha e rrethuar nga shoqe që prisnin propozimin në gjunjë me të gjitha romanticizmat e mundshëm.
Erdhi aq rrjedhshëm, aq natyrshëm, kishim në plan të bënim diçka në bashki, unë isha shtatzënë 4 muajshe, e kishim diskutuar do shkonim në bashki për të firmosur, por motra më tha e kam parasysh si do shkosh tek zyra bashkiake me atlete dhe tuta, të lutem ngjitu në taracën e bashkisë dhe bëj diçka. Ka qenë shumë pa shpenzim dhe është një nga kujtimet më të bukura. Sot teksa vija tek ti, i thashë po të më pyesë Rudina se cili ëshë suksesi i martesës sonë, çfarë t’i them? Po thjesht fakti që t’i nuk më besdis dhe nuk më çan kokën, mendoj që gjërat shkojnë shumë mire”,- tha Elona Duro. /TV Malisheva