Shkrimtari Nexhat Çoçaj, ka thënë se romani i tij “Kloni” është një rrëfim i vërtetë, që trajton një ngarje tejet interesante, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se romani trajton ngjarjen e një gruaje që, kur mbyllen kufinjtë, ajo mbetet e ndarë nga familja e tij dhe kështu detyrohet të martohet përsëri.
“Romani i parë “Kloni”, i botuar më 1997, dhe është një roman ku paraqet ndarjen e një familje ose një nëne që ka fëmijët në Shqipëri, ka qenë e martuar në Shqipëri, dhe me mbylljen e kufinjve i mbesin familja andej dhe ajo detyrohet të martohet prapë dhe lind fëmijë, dhe nga këtu fillon ngjarja”, ka thënë Çoçaj.
Aio ka thënë se ngjarja është një realitet, por që ai e vesh ngjarjen me elemente artistike.
“Kjo është një realitet, kjo ngjarje është reale, që unë pastaj e veshi me elemente artistike, por gjithnjë duke i qëndruar besnik realitetit të kohës dhe ngjarjeve”, shtoi ai. /TV Malisheva