Gresa Behluli njihet si vajza e këngëtares së mirënjohur Shkurte Fejza.
Gresa fillimisht hyri në skenën muzikore si këngëtare e zhanrit modern, por që shumë shpejt kaloi në atë popullor.
Sot përmes rubrikës “Ask me a question” në Instagram, ajo ka pranuar shumë pyetje nga ndjekësit e saj.
Njëra ndër to, që Gresa vendosi t’i kthejë përgjigje ishte “Pse nuk poston foto me bashkëshortin?” dhe përgjigja e saj ishte mjaft interesant.
“Sepse të gjithë njerëzit nuk e kanë dëshirën e flaktë me dal në portale… ai me ka zgjedh si një qik të mbarë e me vlera, jo për tu bërë fytyrë publike… Ai e respekton jetën time si artiste, une duhet ta respektoj deshiren e tij per të mos u ekspozuar. Edhe krejt në fund të dy jemi të lumtur…” ka shkruar ajo në përgjigje.
Pra ky qenka sekreti i Gresës për një lidhje të lumtur. /TV Malisheva