Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 12 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 4 raste të reja. Kështu është bërë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt dhe zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1027 raste, prej tyre 903 janë shëruar, 49 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 75 raste./TV Malisheva

Share.