Sulmuesi belg Eden Hazard në një intervistë ka folur rreth transferimit të tij nga Chelsea në Madrid verën e kaluar.

Hazard fillimisht u shpreh se transferimi i tij tek klubi madrilen ishte një ëndërr që ai e kishte qysh kur ishte i vogël.

“Për mua ishte një ëndërr transferimi në Real Madrid. Që i vogël, kur luaja në kopshtin e shtëpisë, kam ëndërruar që të isha futbollist i Real Madridit. Nuk shkoja kurrë në Madrid me familjen time pasi që ishte larg, por e dija që një dit do ta veshja këtë fanellë”, tha fillimisht Hazard.

Sulmuesi ka konfirmuar se në verë shtoi 5kg, pas pushimeve, mirëpo më pas ato i hoqi dhe u rikthye në formën e tij më të mirë.

“Kur erdha tek Reali isha 5kg mbipeshë. Nuk kam turp ta them, kur jam në pushime, jam në pushime. Fiziku im më jep një mundësi të rikthehem shpejt në formë. Tek Lille isha 72 kg, tek Chelsea 75 ndërsa në verë isha 80 kilogram. Gjithsesi brenda 10 ditësh arrita të kthehem sërish në formën më të mirë”, tha Hazard./TV Malisheva /

Share.