Aktorja Helen McCrory, e njohur për rolet e saj në “Peaky Blinders” dhe tre filma të “Harry Potter”, ka vdekur nga kanceri në moshën 52 vjeçe.
Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, aktori Damian Lewis.
Ai theksoi se është i thyer nga humbja e bashkëshortes dhe se ishte një grua e bukur dhe e fuqishme.
“Ajo shndërrit kaq shumë. Shko tani në ajër dhe faleminderit”, shtoi ai.
Ylli britanik gjithashtu u shfaq në filmin e James Bond “Skyfall”, Martin Scorsese “Hugo” dhe luajti Cherie Booth, gruan e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair, në “The Queen” dhe “The Special Relationship”.
Përveç roleve të saj në film dhe televizion, McCrory filloi karrierën në skenë dhe u shfaq në më shumë se 25 produksione gjatë viteve 1990 deri në mes të viteve 2010.
Helen ndërkohë u martua me yllin e “Homeland”, Lewis, në vitin 2007 dhe ata kanë së bashku dy fëmijë.
Vitin e kaluar, çifti grumbulloi më shumë se një milion funte për të ndihmuar punëtorët e NHS mes pandemisë së coronavirusit. /TV Malisheva