Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 3 011 975 të vdekur në botë që kur zyra eOBSh-së në Kinë njoftoi shfaqjen e sëmundjes në fund të dhjetorit 2019.

Më shumë se 140 614 340 raste me COVID-19 janë diagnostikuar zyrtarisht që prej fillimit të epidemisë.

Shifrat bazohen në bilancet ditore të komunikuara nga autoritetet shëndetësore të çdo vendi dhe përjashtojnë rishikimet e realizuara nga organizmat e statistikave, si në Rusi, në Spanjë dhe në Britaninë e Madhe.

Vendet që kanë regjistruar më shumë të vdekur në bilancet e tyre të fundit janë Brazili me 2 929 të vdekur, India me 1 501 të vdekur dhe SHBA me 675 të vdekur.

SHBA-j aështë vendi më i prekur si për nga numri i viktimave ashtu dhe i rasteve me 566 904 të vdekur për 31 628 017 raste të regjistruara, sipas të dhënave të Universitetit, Johns Hopkins.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Brazili me 371 678 të vdekur dhe 13 900 091 raste, Meksika me 212 228 të vdekur dhe 2 304 096 raste, India me 177 150 të vdekur dhe 14 788 109 raste dhe Britania e Madhe me 127 260 të vdekur dhe 4 385 938 raste.

Mes vendeve më të prekura, Republika Çeke është ajo që ka regjistruar më shumë të vdekur në raport me popullsinë me 265 të vdekur për 100 000 banorë, ndjekur nga Hungaria me (259), Bosnja (237), Mali i Zi (227) dhe Bullgaria (217).

Evropa numëronte sot në orën 10:00 GMT 1 022 833 të vdekur për 47 896 789 raste, Amerika Latine dhe Karaibet 861 937 të vdekur dhe 27 121 846 raste, SHBA dhe Kanadaja 590 495 të vdekur dhe 32 741 924 raste, Azia 296 136 të vdekur dhe 21 143 343 raste, Lindja e Mesme 121 916 të vdekur dhe 7 248 009 raste, Afrika 117 638 të vdekur dhe 4 421 251 raste dhe Oqeania 1 020 të vdekur dhe 41 187 raste.

Që prej fillimit të pandemisë numri i testeve të realizuara është rritur ndjeshëm dhe teknikat e depistimit dhe gjurmimit janë përmirësuar. /ATSH-AFP/ /TV Malisheva

Share.