Ekipi i Gjilanit ka shënuar fitore me rezultat 3 me 1, në ndeshjen testuese kundër ekipit të 2 Korrikut, duel i cili u zhvillua sot, në fushën ndihmëse në Gjilan.

Tomislav Bushiq me dy golësh dhe futbollisti i ri Muhamet Dubova me një gol, ishin golashënuesit e Gjilanit në ballafaqimin e ditës së sotme.

Ishte kjo ndeshja e parë e kuq e bardhëve në këtë vit, ku kryetrajneri Gentian Mezani, nga afër pa formën e futbollistëve të tijë në këtë duel kontrollues, para “zhvendosjes” së ekipit të Gjilanit drejt shtetit turk, vend ku do ta vijoj fazën përgatitore para fillimit të pjesës pranverore në Kampionat dhe Digitalb Kupën e Kosovës në futboll

Share.