Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, 11 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 11 raste të reja.
Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me Shtabin Emergjent Komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1054 raste, prej tyre 940 janë shëruar, 49 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 65 persona./TV Malisheva