Adelina tregoi se a e ka problem diferencën në moshë me bashkëshortin.
Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri është e martuar me avokatin maqedonas Serjozha Markov, me të cilin ka disa vite diferencë në moshë.
Së fundi, një ndjekës e pyeti “Diferenca ne moshe ne cift sjell debate? Apo t’lejon te llastohesh me shume? Pozitive/Negative?”.
Këngëtarja tha se nuk e ndjen fare diferencën në moshë me bashkëshortin, madje e sheh si gjë pozitive, ngase vlerëson se njv burrë më i pjekur në moshë e vlerëson një femër më shumë.
Adelina Tahiri njihet për jetën luksoze që bën, ajo kohë pas kohe sjell pamje brenda shtëpisë luksoze, ndërsa gjithmonë është e veshur nga brendet më të njohura.
Kujtojmë se Adelina Tahiri dhe Serjozha Markov janë prindër të një djali, që e kanë quajtur Joni. /TV Malisheva