Sot gjatë orëve të para të ditës u konfirmua zyrtarisht aderimi i Driton Kukës në AAK.
Padyshim se ka ardhur menjëherë edhe reagimi i sportistëve, e që ka hasur në vesh të trajnerit të Majlinda Kelmendit, të cilin tash e tutje do ta shohim në fushata parazgjedhore.
Por, interesant është fakti se Kuka ka filluar menjëherë ta luajë rolin e politikanit, pasi para pak çastesh, duke shfrytëzuar faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook” ka thurrur elozhe për kryeministrin Haradinaj, teksa e ka përfunduar atë, duke e kompletuar në një status puro partiak.