Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e ka mbështetë Qendrën Rinore në Malishevë, me kompjuter, për kabinet të IT për këtë organizatë rinore.

Për këtë qëllim sot në Malishevës, kanë qëndruar ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi dhe zv/ministri Rexhep Mazreku, të cilët janë pritur nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtoresha e DKRS-së, Besartë Kryeziu-Ramaj.

Kryetari Begaj, e ka falënderuar ministrin për vizitën, si dhe për dhënien e këtij donacioni, shumë domethënës për Qendrën Rinore në Malishevë, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme edhe me projekte tjera që ministria i ka realizuar në Malishevë.

Ndërsa ministri Gashi, ka thënë investimet në rini, janë investim në të tashme dhe të ardhmen e vendit. Ai më pas ka thënë se ky nuk është donacioni i fundit, pasi në vazhdimësi do të përkrahen qendrat rinore, përmes aktiviteteve të ndryshme.
Mehdi Krasniqi, zyrtar komunal për rini dhe Amrush Helshani, në emër të Qendrës Rinore, e kanë falënderuar ministrin për këtë donacion shumë të nevojshëm për Qendrën Rinore dhe për vullnetarët e saj, pasi tani mund të mbajnë edhe kurse për IT.

Share.