Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, katër persona janë shëruar nga covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri.

Kështu është e bërë ditur nga  komunikimi i rregullt i shtabit emergjent komunal në Malishevë, në komunikimin e rregullt me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: 

 Nga regjistrimi i rastit të parë me covid-19, e deri më sot, gjithsejtë janë regjistruar 1077 raste me covid, ku 978 prej tyre janë shëruar, 51 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 46 persona./TV Malisheva

Share.