Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që ka bërë një transformim të madh në dukje që nga fillimi i karrierës.

Fjala është për këngëtaren nga Tetova, Besjana Kasami, e cila për publikun tashmë është e njohur si Big Mama.

Duke qenë se komentohej vazhdimisht për kilogramët e tepërt, ajo prej disa vitesh ka bërë një ndryshim të madh duke bërë një rënie drastike.

35 vjeçarja së fundmi u ka dhënë hapësirë fansave të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje, ndërsa të tilla për pamjen e jashtme nuk munguan.

“O Big sa kile ke humbur”, ka qenë njëra nga pyetjet që i është drejtuar nga një ndjekëse në Instagram.

“40 kilogramë”, ishte përgjigja e artistes e cila nuk ka zbuluar më shumë detaje, ndonëse ka qenë pre e disa ndërhyrjeve.

Përveç kësaj, këngëtarja u ka premtuar fansave se shumë shpejt do të rikthehet me një projekt të ri muzikor. /TV Malisheva

Share.