Mbajtja e yndyrës ‘së keqe’ – LDL në kontroll ul rrezikun e sëmundjes së zemrës, goditjes në tru dhe humbjes së kujtesës me 50 për qind, plus ndihmon që qelizat imune të qarkullojnë lehtësisht, duke zvogëluar rrezikun e ndërlikimeve të COVID-19.
Pranvera është koha e përkryer për të trajtuar LDL-të që priren të zvarriten gjatë dimrit.
Provoni këto mënyra të thjeshta e të shijshme për mbajtjen në kontroll të yndyrës:
Mbillni fara të bimëve
Më në fund! Është koha ideale e vitit për të pastruar dhe për të filluar mbjelljet e pranverës. Pavarësisht nëse jeni duke mbjellë apo duke shkuar për një shëtitje, thjesht lëvizja e muskujve tuaj për 15 minuta në ditë zvogëlon LDL-të me 14 pikë, sugjeron një studim në The Journal of Sports Medicine and Physical Fitness. Kjo sepse muskujt djegin LDL, dhe lëvizja në natyrë jep përfitimet më të mëdha pasi që ekspozimi në diell i jep energji enzimave të muskujve që bëjnë këtë punë të rëndësishme!
Vitamina E
Ekzistojnë tetë forma natyrale të vitaminës E, dhe katër prej tyre, të quajtura tokotrienolë çaktivizojnë enzimat e mëlçisë që prodhojnë LDL. Merrni 50 deri 100 mg. të tokotrienoleve çdo ditë, dhe LDL-të tuaja mund të bien me 25 për qind. Kardiologu Stephen Sinatra, shton se marrja e tyre me ushqim mund të dyfishojë thithjen.
Agrumet
Ngrënia e një grejpfruti të kuq në ditë mund të ulë LDL-të tuaja me 20 për qind në një muaj. Kjo dietë është kaq e fuqishme, funksionon gjithmonë, përfundojnë shkencëtarët e Universitetit të Arizonës. /TV Malisheva