Qoftet daneze janë shumë më të shëndetshme nga ato që në këto decenie të fundit i gatuajmë ne, para së gjithash, për shkak që i gatuajnë në gjalpë, në vend të vajit

Përbërësit:

– 500 g mish i bluar viçi,
– 1 qepë,
– 2 lugë miell,
– 1 lugë pure domateje,
– 30 g gjalpë,
– 1 fletë dafine,
– 1 vezë,
– ½ e lugës së vogël zhumbricë (Thymus setpyllum),
– 1 katrorkë mish zogu për supë,
– 100 ml ajkë,
– Majdanoz,
– 3 – 4 lugë qumësht,
– 1 thelb hudhre,
– Vaj,
– Kripë,
– Piper i zi i bluar.

Mënyra e përgatitjes:

Qepën grijeni imët dhe shtojeni në enën me mishin e bluar. Përzieni që përbërësit të bashkohen.

Shtoni zhumbricën e grirë imët, pastaj qitni kripë, piper, shtoni 1 lugë miell, vezën dhe qumështin. Në tigan me gjalpin e shkrirë fërgoni qepën e bluar imët.

Shtoni pjesën e mbetur të miellit, qitni 500 ml ujë, katrorkën e supës së pulës, fletën e dafinës dhe purenë e domates. Qitni kripë, piper dhe përzieni të gjithë përbërësit.

Kur pureja e domates të bëhet mjaftueshëm e dendur, hiqeni nga shporeti.

Nga përbërësit e mishit të bluar, me ndihmën e dy lugëve të vogla, formoni qoftet dhe fërgoni në tiganin e nxehur me gjalpë.

Sipas dëshirës dhe shijes, qofteve mund t’u hidhni sipër ndonjë salcë dhe t’i shërbeni me oriz të zier. /TV Malisheva

Share.